Një vit nga sulmi vdekjeprurës në objektin diplomatik, Azerbajxhani rihap ambasadën në Iran

nje vit nga sulmi vdekjeprures ne objektin diplomatik azerbajxhani rihap ambasaden ne iran
nje vit nga sulmi vdekjeprures ne objektin diplomatik azerbajxhani rihap ambasaden ne iran

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëri të ditur se ambasadori i saj dhe stafi tjetër i ambasadës janë kthyer në Teheran, një vit e gjysmë pas një sulmi vdekjeprurës në objektin e saj diplomatik atje. Misioni diplomatik do të punojë në ambiente të reja dhe Irani “do t’i zbatojë hapat e duhur për të siguruar mbrojtjen diplomatike përpara ndërtesës së re”, tha ministria azerbajxhanase.

Bakuja e mbylli ambasadën dhe evakuoi stafin në fund të janarit të vitit 2023, pas një sulmi të armatosur në ndërtesë. Sulmuesi vrau shefin e sigurisë së misionit dhe plagosi dy zyrtarë të tjerë të sigurisë. I dyshuari u ndalua, u gjykua për një vit dhe, sipas Ministrisë së Drejtësisë në Iran, u dënua me vdekje.

Deri në mes të vitit të kaluar, tensionet mes Azerbajxhanit dhe Iranit ishin të larta. Ato i shkaktuan stërvitjet ushtarake që po kryenin të dyja vendet pranë kufirit të njëra-tjetrës. Por, në fund të vitit të kaluar, zyrtarët e dy vendeve filluan të jepnin deklarata pozitive për njëri-tjetrin. Për më tepër, këtë vit, forcat ushtarake të të dyja vendeve zhvilluan stërvitje të përbashkëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →