01:51 – 03.03.2024
Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen mes banorëve, ndërsa gjatë Primes së sotme janë diskutuar për herë të parë edhe grupet.
Megjithatë, sa i përket nominimit sot Vëllai i Madh ka provuar një formulë të re, një zinxhir shpëtimi por me efekt të kundërt.
Të nominuar nuk do të shkojnë 3 personat që mbeten në fund të zinxhirit, por e gjithë shtëpia.
Silvi, Sara Karaj dhe Françeska si përsonat e fundit qe mbetën në këtë zinxhir shpëtimi janë imun. Ndërkaq, në televotim shkon e gjithë pjesa tjetër e shtëpisë.
Televotimi mbyllet të martën e ardhshme, ndërsa e bukura e këtij nominimi është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim. Banorët e rinj, Liami dhe Jetmiri do të jenë imun deri në javën e ardhshme.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co