Një zjarr i madh shpërtheu në spitalin Gandhi në kryeqytetin iranian Teheran, ndërsa askush nuk është dëmtuar deri më tani nga incidenti, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Zjarri u raportua në orën 19:00 me orën lokale (1530 GMT), pas së cilës zjarrfikësit u dërguan menjëherë në vendngjarje, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki.
Ai tha se zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të vënë nën kontroll flakët dhe detaje të tjera do të njoftohen pas shuarjes së zjarrit.
Presidenti i spitalit tha se ana lindore e qendrës mjekësore ishte përfshirë nga zjarri dhe evakuimi i pacientëve ishte duke u zhvilluar. Bazuar në të dhënat fillestare, askush nuk është dëmtuar nga zjarri deri më tani, shtoi ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane Pedram Pakaein tha se asnjë nga personeli mjekësor apo pacientët nuk ishte dëmtuar nga zjarri dhe pacientët që ishin në gjendje kritike po transferoheshin në spitale të tjera në të gjithë Teheranin, duke theksuar se shkaku i incidentit ishte nën hetim.
Mohammad Esmaeil Tavakoli, kreu i Organizatës së Urgjencës Mjekësore të Teheranit, tha se dy autobusë të ambulancës, katër autoambulanca dhe dy automobila ishin dërguar në vendin e ngjarjes, duke shtuar se punonjësit e urgjencës së Teheranit ishin në gjendje gatishmërie.
Ehsan Momeni, zëvendës shefi i policisë së trafikut të Teheranit për operacionet, tha se kufizimet e trafikut ishin vendosur në rrugët përreth spitalit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co