Autor i 100 minutave ndeshje të hënën kundër Austrisë, Ngolo Kante konfirmoi se kishte rifituar të gjitha aftësitë e tij.
Duke përfunduar sfidën me shiritin në krah, rikthimi i tij te Franca duket sikur ka marrë një dimension të ri. 11.8 kilometra të mbuluara (rekord i ndeshjes), 45 pasime të suksesshme nga 49 tentativa (i 3-ti pas dy qendërmbrojtësve), tre driblime të suksesshme (i 5-ti për ekipin), 10 topa të rikuperuar (i pari), një pasim që duhet të ishte vendimtar nëse Markus Tyuram nuk ishte përplasur me portierin (minuta e 68- të) dhe një kthim difensiv mbresëlënës ndaj Vimerit që shkonte drejt portës në minutën e 84-t.
Duke u përballur me Austrinë (1-0), të hënën Kante hoqi dyshimet e fundit rreth aftësisë së tij për të përballuar këtë Euro, pas dy vitesh larg nga kombëtarja, një sezon i fundit me Çelsin në 2022-2023 pothuajse bosh për shkak të dëmtimeve (9 ndeshje të luajtura) dhe një vit mërgimi në Arabinë Saudite (44 ndeshje) për t’u rigjeneruar. Mesfushori ka thyer edhe më skeptikë dhe të hënën u zgjodh “Lojtari i ndeshjes”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co