“Njerëzit na besojnë, sepse s’kemi ndenjur duarlidhur”- Asambleja e PS, Rama: Projekti Anti-korrupsion do të shkojë deri në fund, duan apo jo të tjerët

njerezit na besojne sepse skemi ndenjur duarlidhur asambleja e ps rama projekti anti korrupsion do te shkoje deri ne fund duan apo jo te tjeret scaled
njerezit na besojne sepse skemi ndenjur duarlidhur asambleja e ps rama projekti anti korrupsion do te shkoje deri ne fund duan apo jo te tjeret





































“Projekti antikorrupsion do të shkojë deri në fund, duan apo nuk duan ata që s’duan deri më sot”, është shprehur kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në Durrës.

“Sa shumë llafe u bën për sistemin tonë të ri të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Jo i ka zënë frika nga SPAK-u, jo duan të kontrollojnë drejtësinë, e në fakt krejt e kundërta është e vërteta. Ky projekt do shkoj deri në fund nën drejtimin e Fatmir Xhafës, pavarësisht se do duan apo jo ata që deri tani nuk duan”, tha ai.

Gjithashtu, Rama tha se do të shkojë deri në fund projekti i Shqipërisë transparente, duke nënvizuar që qytetarët duhet të dinë në kohë reale lidhur me vendimmarrjet e çdo niveli.

Rama: Njerëzit nuk na kanë hequr besimit, sepse kanë parë që ne nuk kemi ndenjur kurrë duarlidhur, por kemi pranuar fajet e kemi kërkuar ndjesë duke reflektuar dhe korrigjuar sa kemi mundur. Gjatë kësaj rrugë nuk kemi bërë vetëm ndryshime njerëzish në qeveri. I kemi drejtuar vijmësisht situatat problematike duke ndërhyrë dhe korrigjuar metodat e punës.

Sa shumë llafe u bën për sistemin tonë të ri të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Jo i ka zënë frika nga SPAK-u, jo duan të kontrollojnë drejtësinë, e në fakt krejt e kundërta është e vërteta. Ky projekt do shkoj deri në fund nën drejtimin e Fatmir Xhafës, pavarësisht se do duan apo jo ata që deri tani nuk duan.

Së shpejti do të shkoj deri në fund projekti ynë i Shqipërisë transparente, që do të shlyej borxhin që u kemi qytetarëve e të dinë në kohë reale për vendimmarrjet tona në çdo nivel. Kjo qasje proaktive, për një forcë të madhe ka qenë gjatë këtyre tre mandateve garantuar për të mos rënë në gjumë mbi dafinat e fitoreve të mëparshme dhe na e ka kompensuar boshllëkun e frikshëm të kundërshtarëve seriozë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →