Shqiperia

Njëri kanosi policin, tjetri përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte me sms të birin, disa të arrestuar në Tiranë

njeri kanosi policin tjetri perndiqte ish gruan dhe kercenonte me sms te birin disa te arrestuar ne tirane
njeri kanosi policin tjetri perndiqte ish gruan dhe kercenonte me sms te birin disa te arrestuar ne tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve përfundoi pas hekurave për kanosje të një polici, një tjetër për përndjekje ndaj ish-gruas dhe një tjetër për thyerje të rregullave të qarkullimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts