Dy person janë arrestuar në qarkun e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë bën fjalë për një 27-vjeçar, i cili akuzohet se ka rrahur nënën. Ndërkohë, rasti i dytë bën fjalë për një të ri që ka shkaktuar një aksident.
NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin K. Sh., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sektori i Qarkullimit Rrugor në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin “Librazhd-Elbasan”, arrestoi në flagrancë shtetasin S. P., 37 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka aksidentuar shtetasin M. M., 31 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 31-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës Tiranë.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., pasi në fshatin Petresh, ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre;
-Y. P., 69 vjeç, banues në fshatin Kyçyk, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co