Drejtuesja e Sindikatës italiane ‘’INAS’’, Beskida Aliaj tregon se si do funksionojë marrëveshja për pensionet me Italinë, kategoritë përfituese dhe se si do bëhet përllogaritja e kontributeve të punës së ushtruar në të dyja vendet.
Rreth 170 mijë pensionistë shqiptarë pritet të përfitojnë nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Kështu deklaroi drejtuesja e Konferederates Italiane të Sindikatave të Punës në Shqipëri, Beskida Aliaj, eskperte, e cila dha detaje rreth marrëveshjes, kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët që dalin në pension apo edhe italianët në Shqipëri. Sipas ekspertes, në bazë të marrëveshjes do të përllogariten kontributet e punës së ushtruar në Shqipëri edhe në Itali dhe secili shtet do të japë pjesën e vet.
Përfitimi i dytë nga marrëveshja varet nga vjetërsia e punës në Itali.
“Në rast se qytetari ka 42 vite e 10 muaj kontribute në Itali për burrat dhe 41 vite e 10 muaj për femrat, mund të dalin në pension në çfarëdo moshe qofshin, pra mund të dalësh në pension edhe 57 vjeç nëse ti ke punuar 45 vite.”
[embedded content]
Përveç pensionistëve, Aliaj rendit edhe kategoritë e tjera të cilat përfitojnë nga kjo marrëveshje.
71 vjeçari Bashkim Abazaj emigrant në Itali, i cili ka punuar për 16 vite atje, por vetëm 8 vite i siguruar, tashmë përveç pensionit në Shqipëri do të përfitojë edhe nga Italia për vitet që ka punuar duke u siguruar. Atij i humbasin 4 vite sepse marrëveshja nuk ka fuqi prapavepruese.
Pas iItalisë, Greqia është një vend ku jetojnë e punojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, për të cilët ende nuk ka një marrëveshje 2 palëshe që edhe ata të mund të përfitojnë pension për vitet e shumta që kanë punuar aty.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co