Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi i rëndë, ku mbeti i vrarë një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në ngjarje dyshohet se janë përfshirë 5 persona.
Gjithçka nisi pas një sherri për makinat dhe pretendimeve të agresorëve se viktima po i shihte. Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar si fillim fizikisht dhe pas krimit, agresorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.
[embedded content]
Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co