Kuriozitete Lifestyle

Noizy i arrestuar në Shqipëri, reagon Varrosi: Ne respektojmë ligjet, por ata që na kërcënojnë dhe me jetë, nuk…

noizy i arrestuar ne shqiperi reagon varrosi ne respektojme ligjet por ata qe na kercenojne dhe me jete nuk
noizy i arrestuar ne shqiperi reagon varrosi ne respektojme ligjet por ata qe na kercenojne dhe me jete nuk

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Artisti akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” bashkë me DJ Crax dhe Stresin, pas një rrahje që ndodhi në një klub nate në Pejë disa ditë më parë.

Reperi vijon të jetë i ndaluar në Shqipëri deri në ekstradimin e tij në Kosovë. Lidhur me arrestimin e Noizy ka reaguar edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij Varrosi.

Përmes një postimi në Instagram, ai e quajti ndalimin e tij të padrejtë pasi artisti është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen.

“Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurtë duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim që disa personazhe që përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë”, shkroi Varrosi.

Varrosi i cili është po ashtu reper i njohur, kërkoi nga ndjekësit e tij ta shpërndajnë postin dhe të jenë me #Noizyn, pasi sipas tij ai nuk është fajtor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts