Shqiperia

Noka përplaset me gardistin dhe nuk lë deputetin socialist të marrë fjalën, Nikolla mbyll seancën brenda pak minutash

Seanca e sotme parlamentare ka ka zgjatur rreth 7 minuta. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste.

Fillimisht, Noka u përplas me një prej gardistëve të pranishëm në sallën e seancave plenare e më pas i është ofruar kolegut socialist, duke mos e lejuar atë të flasë.

Në këto kushte, kryeparlamentarja Nikolla ka vendosur të mbyllë seancën, duke theksuar se ajo e radhët do të njoftohet në vijim. Opozita proteston prej disa muajsh, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të saj nga ana e mazhorancës siç janë komisionet hetimore, etj.

Noka

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts