Sport

Nota 10 për Inter, zikaltërit thyejnë Salernitana-n me “poker” golash, por Inzaghi nuk feston: Kujdes Juve e Milan

nota 10 per inter zikalterit thyejne salernitana n me poker golash por inzaghi nuk feston kujdes juve e milan

Një Inter që meriton notën 10-të, një ekip pa rival në Serie A. “Armata” e Inzaghi-t thyen me “poker” golash Salernitana duke e dërguar në plus 10-të diferencën me Juven, ylli i dytë në fanellë tani duket thjesht çështje kohe. Ndryshe nga se pritej, Inzaghi nuk bëri një rotacion në shkallë të gjerë duke vërtetuar se Serie A është prioritet absolut këtë sezon.

[embedded content]

Në “San Siro” zikaltërit ishin të papërmbajtshëm duke “çmontuar” Salernitana-n që në pjesën e parë. Në minutën e 17-të, Thuram i shërbyer në zonë nga Carlos Augusto zhbllokoi sfidën. Dy minuta më pas ishte kapiteni Martinez që me një ekzekutim plot klas dyfishoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të ishte Dumfries që realizoi edhe golin e tretë duke mbyllur paraktikisht llogaritë me këtë takim. Në pjesën e dytë, Inzaghi nisi valsin e zëvendësime, mes tyre në minutën e 66-të hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Arnautovic në minutën e 90-të.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i pastër i Interit pushtoi faqet e para të mediat italiane, por trajneri Inzaghi u përpoq të mbajë ambientin me këmbë në tokë: “Po mbajmë një ritëm të lartë, por Juventus dhe Milan po bëjnë gjithashtu mirë. Duhet të jemi të përqendruar pasi tani vjen pjesa më e vështirë pasi rritet numri i ndeshjeve”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts