NOTA/ “Tërbohet” Bajrami, mediat e shpallin lojtarin e ndeshjes, gol dhe asist për fantazistin kuqezi

nota terbohet bajrami mediat e shpallin lojtarin e ndeshjes gol dhe asist per fantazistin kuqezi
nota terbohet bajrami mediat e shpallin lojtarin e ndeshjes gol dhe asist per fantazistin kuqezi

Më në fund, Nedim Bajrami kthehet në versionin e tij më të mirë, asist dhe gol përballë Salerninta-s, por për fat të keq nuk mjaftuan që Sassuolo të dilte me pikë të plota nga kjo transfertë, në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit . Fantazisti kuqezi zbriti në fushë si titullar, ndërsa në minutën e 37-të ideoi një kundërsulm të shpejtë duke dhuruar një asist të pastër për Lauriente, me mesfushorin francez që nuk fali duke kaluar Sassuolo-n në avantazh.

[embedded content]

Në fundin e pjesës së parë, Bajrami u shërbye në zonë nga Pinamonti, me portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Nga minuta e 69-të, në fushë zbriti edhe Marash Kumbulla. Në fund të sfidës, Nedim Bajrami u shpall lojtari i ndeshjes, më i vlerësuari, nota 7,5: “E nisi lehtë, por më pas në fundin e pjesës së parë tërbohet”, shkruajnë mediat italiane. Me notën 6 u vlerësua Marash Kumbulla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co