Bota Sport

Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 3-të të Superiores

notat e skuadrave njhuni me formacionin me te mire dhe me te dobet te javes se 3 te te superiores





































Notat e skuadrave sipas “Panorama Sport”, si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 3-të në elitën e futbollit shqiptar: superiore-11 (1)NOTAT E SKUADRAVE

PARTIZANI 8 – Fitorja e dytë radhazi për të kuqtë, këtë herë në transfertë. Partizani e kontrolloi pa probleme ndeshjen me Teutën në Durrës, shënoi dy herë dhe u mbrojt shumë mirë, duke treguar se mbetet një pretendent serioz për titullin kampion.

DINAMO 8 – Të fitosh me 10 vetë ndaj një kundërshtari si Elbasani, patjetër që tregon diçka. Dinamo ia doli të merrte maksimumin në “Elbasan Arena”, ku për gjysmë ore luajti me një lojtar më pak. Ishte fitorja e parë për blutë, të cilët bënë një ndeshje të mirë.

SKËNDERBEU 7 – Regjistron fitoren e parë edhe Skënderbeu, edhe pse vuan jo pak ndaj një Vllaznie me një lojtar më pak që në minutën e 25- të. Një trepikësh me vlera për korçarët, të cilët shfaqin gjithmonë lojën e tyre si një skuadër kompakte.

BYLISI 6- Pika në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit dhe ndaj një rivali direkt mund të vlejë si një fitore për Bylisin. Për më tepër, skuadra e drejtuar nga Egbo tregon vazhdimësi në lojë e rezultate dhe kjo është më e rëndësishmja.

EGNATIA 6- Nuk përfiton aq sa duhet nga fusha asnjanëse, por mbetet gjithsesi skuadra për t’u mundur e kampionatit. Egnatia tregon “dhëmbët” si ekipi kampion në raste të caktuara, edhe pse nuk është në 100% të mundësive të saj. Pragmatiste dhe efikase, ndaj dhe kryeson.

TIRANA 5.5- Nuk ishte në nivelin e dy ndeshjeve të para të kampionatit. Tirana arrin të shmangë humbjen përballë kampionëve në fuqi, por mund të bënte diçka më shumë, si në mbrojtje, edhe në sulm. Duhet një marsh më shumë, sepse me këtë ritëm llogaritë nuk dalin.

LAÇI 5 – Ndeshja e dytë në shtëpi dhe fitorja mundon sërish. Të paktën ndaj një kundërshtari si Bylisi pritej më shumë nga kurbinasit, të cilët kanë vështirësi të mëdha për të shkuar te goli. Duket qartë që Laçi ka humbur jo pak në kualitet si skuadër.

VLLAZNIA 5 – Shenjat në lojë ishin dhënë edhe më parë se Vllaznia nuk është aty ku duhet. Ndeshja në Korçë u ndikua shumë nga kartoni i kuq i Dodajt që në pjesën e parë, megjithatë me pak më shumë kujdes mund të kishte dalë me pikë nga transferta me Skënderbeun.

ELBASANI 4.5 – Për mënyrën si rrodhën ngjarjet në ndeshjen me Dinamo, Elbasani duhej të kishte marrë minimalisht barazimin, por gaboi dhe u ndëshkua në fund. Mungesat e shumta nuk e justifikojnë atë lojë fragmentare të Elbasanit, sidomos kur ishte me një lojtar më shumë.

TEUTA 4 – Një tjetër humbje pas asaj me Elbasanin. Një humbje që dhemb, sepse vjen në shtëpi dhe tregon problematikën e skuadrës durrsake. Pesë gola të pësuar dhe asnjë i shënuar në dy ndeshje bëjnë që Teuta të bien që tani “kambanat e alarmit”.RFEPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts