Në futboll statistikat janë bërë për t’u thyer, PSG thyen një tabu të madhe, për herë të parë në histori arrin të përmbys një ndeshje në Champions, përmbys as më shumë e as më pak, por Barcelonën, duke siguruar për herë të 4 një biletë për në gjysmëfinale. Ekipi i Xavi-t bën “vetëvrasje”, në një kohë kur kishin fituar 3-2 në Paris, ndërsa gjetën në avantazh që në minutën e 12-të, ku Raphinha dërgoi topin në rrjetë pas një assiti nga Yamal.
Sfida mori një tjetër rrjedhë pas minutës së 29-të, kjo e kushtëzuar shumë dhe nga kartoni i kuq i Araujo-s. Në fundin e pjesës së parë, një ish i urryer në Barcelonë, Dembele gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat në 1-1.
Ekipi i Luis Enriques nuk u mjaftuan me kaq, por me fillimin e pjesës së dytë, Vitinha me një goditje të bukur nga distanca kaloi PSG në avantazh. Pjesën e mbetur të sfidës, Xavi e ndoqi nga tribuna, në një kohë kur gjyqtari i takimit e ndëshkoi më karton të kuq për protesta. Pas këtij momenti, stafetën e mori Kylian Mbappe.
Më në fund, “gjeli” më i famshëm u rikthye në nivele të larta, fillimisht u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-3. Në fund, në minutën e 89-të, Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal, të katërtin për PSG, duke mbyllur llogaritë me Barcelonën.
Pas Thomas Muller me tetë gola, Mbappe bëhet lojtari që i ka shënuar më shumë gola Barcelonës në Champions, gjashtë. Mbappe shndërrohet në lojtarin që ka marrë pjesë në më shumë gola këtë sezon nga 5 kampionatet më të fortë në Evropë, 41 gola dhe 9 assiste. Lojtari më notën më të ulët në këtë sfidë rezultoi Araujo, 3,5, ndërsa lojtari më i vlerësuar Kylian Mbappe, nota 7,5, ndërsa sipas UEFA-s lojtari më i mirë ishte Dembele.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co