Bota

Nuk arriti ta takonte për shkak se duhej të kthehej urgjent në Britani, David Cameron zhvillon bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj! Zbardhen diskutimet

nuk arriti ta takonte per shkak se duhej te kthehej urgjent ne britani david cameron zhvillon bisede telefonike me presidentin bajram begaj zbardhen diskutimet































Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i është dashur të ndërpresë vizitën zyrtare në Tiranë, për shkak se duhej të kthehej në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryeministri Rishi Sunak.

cameron begaj

Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes një postimi në X, bën me dije se Cameron e ka telefonuar presidentin Bajram Begaj pas largimit nga Tirana.

Ata kanë diskutuar për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-së, ndëra ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Postimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts