Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e ka ndalur turin e takimeve në Lezhë, ndërsa lëshoi mesazhe të forta kundër partive politike në vend.
Ai gjatë fjalës së tij foli për një sistem që i zgjedhuri ta ketë kokën nga qytetari dhe jo nga kryetari i partisë. Mes të tjerash ai tha se Shqipëria nuk bëhet po ta vjedhësh, ndërsa shtoi se politika nuk është tifozllëk, por kontratë për të plotësuar detyrat që të kanë dhënë qytetarët.
“Në këtë vend nuk ia dilet që të blihet një shtëpi. Ndaj nuk e shohin vendin tonë si alternativë për të jetuar, por për të ikur. Ndaj ne duam ta ndryshojmë këtë vend, që të mos ikin. Shqipëria bëhet me thënë të drejtën, pasi është një vend që ka gjithçka. Na duhen për të furnizuar vetëm 13 metër kub në sekondë ujë për ta bërë 24 orë në çdo cep të vendit. Çmimi i naftës është më i larti në Europë. Një vend i cili nuk ka asnjë pëllëmbë toke shkretëtirë, por importon kafshë, limonë, ullinj dhe vaj, por ne duhet të eksportonim. Nuk bëhet Shqipëria po ta vjedhësh, pas këtu kushton 1 km autostradë 24 mln euro. Paguhen miliona euro për inceneratorët, ndërkohë që nuk ka të tillë. Politika nuk duhet të jetë tifozllëk, por kontratë ku të zgjedhur duhet të bëjnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur.”, tha Lapaj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co