Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të shtyjë vendimin për Kristian Shkrelin, kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e përfaqësuesit të PD-së, për të gjetur informacion shtesë.
Kujtojmë se në prillin e 2023-it, 15 deputetë të PD-së kërkuan verifikimin e kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, por nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.
Shkreli, i cili u shpall fitues në zgjedhjet lokale me 55.78 % të votave, kishte deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co