Shqiperia

“Nuk diskutojmë fitoren në 2025, por cilësinë e saj”, Veliaj pas Asamblesë së PS: Kaluam në sitë organizatat e partisë. 1/3 e Parlamentit…

nuk diskutojme fitoren ne 2025 por cilesine e saj veliaj pas asamblese se ps kaluam ne site organizatat e partise 1 3 e parlamentit
nuk diskutojme fitoren ne 2025 por cilesine e saj veliaj pas asamblese se ps kaluam ne site organizatat e partise 1 3 e parlamentit

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për News24, ka folur në lidhje me Asamblenë e PS të mbajtur ditën e djeshme.

Ai u shpreh se trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër , ndërkohë që 1/3 e deputetëve në Parlament janë nga qarku i Tiranës.

Ai shtoi se ka disa pjesë që duhen ndryshuar në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

“Si partia më e madhe qeverisëse, kjo është një parti që kalitet. Kemi kaluar në sitë të gjithë organizatat e partisë. Në qarkun e  Tiranës voton 1/3 e popullsisë së vendit, 1/3 e Parlamentit të Shqipërisë do të jenë në qarkun e Tiranës, përgjegjësia jonë është më e madhe. Trendi i Tiranës edhe si peshë politike do të vijë në rritje e sipër.

Siç e parashtrova para asamblesë je, ka disa pika ku duhet të nbëjmë disa korrigjime që të jemi gati për 2025.

Nuk diskutojmë fitoren por cilësinë dhe sasinë e saj”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts