“Nuk do të vazhdoj më te Barcelona”, Xavi zyrtarizon largimin në fund të sezonit

nuk do te vazhdoj me te barcelona xavi zyrtarizon largimin ne fund te sezonit

Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Ka qenë vet trajneri i katalanasve që ka njoftuar gjithçka, nga konferenca për shtyp pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit.

“Njoftoj se nga data 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner. Tani kam folur me Dekon dhe Laportën. Situata meriton një ndryshim drejtimi” – Tha Xavi.

Tekniku është në krye të Barcelonës që nga nëntori i vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. 44-vjeçari numëron 122 ndeshje në pankinën e skuadrës spanjolle, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.03 pikë për ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →