Bota

“Nuk duhet t’i falim para Ukrainës, por t’ia japim borxh”, Trump: Zelensky, shitës më i mirë se unë, sa herë vjen në SHBA…

nuk duhet ti falim para ukraines por tia japim borxh trump zelensky shites me i mire se une sa here vjen ne shba
nuk duhet ti falim para ukraines por tia japim borxh trump zelensky shites me i mire se une sa here vjen ne shba

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-ve, ka pohuar se Presidenti i Ukrainës Zelensky është një nga “shitësit më të mëdhenj” që ka njohur ndonjëherë, pasi kreu i shtetit ukrainas arrin të largohet nga Uashingtoni “me xhepa plot me para” sa herë që viziton SHBA sipas tij.

Gjatë një tubimi në Vandalia, Ohio, Trump ndau pikëpamjet e tij në lidhje me sigurimin e miliarda dollarëve në mbështetje të Kievit. Ish-presidenti përsëriti idenë e tij të mëparshme se SHBA duhet t’i japë para borxh Kievit në vend që thjesht t’i dhurojë ato.

“Ne duhet t’u japim hua paratë, jo t’u dërgojmë paratë, në mënyrë që nëse ia dalin të na paguajnë,” tha Trump.

“Zelensky është një nga shitësit më të mëdhenj në histori. Sa herë që vjen në vend, ai largohet me 50 ose 60 miliardë dollarë”, tha Trump. “Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë. Ai është një shitës shumë më i mirë se unë”, shtoi ai.

Që nga fillimi i konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës në shkurt 2022, Uashingtoni ka qenë mbështetësi kryesor i Kievit, duke i dhënë rreth 113 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts