22:41 – 27.01.2024
Prej hyrjes së Bardhit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u vu re një afrimitet me Sarën, ku duket se po lidn një raport më shumë se miqësi.
Megjithatë, kjo nuk besohet nga banorët e tjerë, të cilët dyshojnë se ajo po e përdor Bardhin për të ecur më shumë në BBV. Arta e akuzoi Sarën se po e përdor Bardhin, teksa Dea e ironizoi duke e cilësuar si mashtruese. Megjithatë, Sara u shpreh se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë banorët e tjerë për raportin e tyre.
“Në këtë shptëpi janë lidhur shumë njerëz, por që sot janë me fëmijë dhe të martuar. E dyta, nuk më intereson, zero, se çfarë mendojnë banorët. Sa i përket marrëdhënies sime me Bardhin, nuk më pëlqen që flasin njerëz që nuk kanë një bisedë me mua. Arta diskuton besnikërinë time kur nuk ka folur n jëherë me mua”
“Ti merresh shumë me thashetheme. Gjatë nominimit je afruar me Bardhin Unë nuk të besoj ty. Nuk më ke kërkuar njerë falje për fjalët që ke thënë me mua. Nuk më takonte mua të të flisja ty, po duhet të vije ti tek mua. Më ke ofenduar. Unë të jam gjendur në momentin kur je ndjerë keq, të kam thënë nuk më ke borxh asgjë, por kam parë që manipulon shumë ngjarje. Më zë mua ngushtë me pyetje”-tha Arta.
“Nuk më interson asnjë mendim, i cili vjen nga jashtë. Këtu janë sakatuar vajza, ndërkohë që unë as nuk kam deklaruar asgjë për Bardhin. Unë mendoj që kjo e ka qejf Bardhin. E vutë re në klip që askush nuk ka ardhur të më thotë mua që mund të jetë fake nga ana e tij. Ngelën: ‘Sara ka nevojë për Bardhin për t’u bërë e famshme”- tha Sara.
“Nuk e more kot epitetin mashtuese, kemi të gjithë një arsye pse ta themi. ”- tha Dea.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co