“Nuk e njeh dhe nuk ka luftuar me të”, Zelensky intervistë për CNN: Nuk e kuptoj si Trump mund të jetë në anën e Putinit

nuk e njeh dhe nuk ka luftuar me te zelensky interviste per cnn nuk e kuptoj si trump mund te jete ne anen e putinit
nuk e njeh dhe nuk ka luftuar me te zelensky interviste per cnn nuk e kuptoj si trump mund te jete ne anen e putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë kundër amerikanëve nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Në një intervistë për CNN, Zelensky ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Trump mund të jetë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Është e pabesueshme”, ka shtuar ai.

Trumpi, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan, në të kaluarën ka refuzuar të tregojë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina ta fitojnë luftën.

Zelensky tha se ai besonte se Trumpi nuk i kupton qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trumpi nuk e njeh Putinin. E di që e ka takuar, por kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka thënë ai.

Zelensky më tej ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për paketën e ndihmës dhe është ndjerë optimist pas asaj bisede.

“Tha se do të bëjë gjithçka për ta mbështetur Ukrainën. Ai është në anën tonë dhe e kupton se sa heroikë janë njerëzit tanë, ushtarët dhe civilët tanë”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →