RUSI
Influenceri rus Maxim Lyutyi, i cili nëpër rrjetet sociale promovon një mënyrë jetese të ushqimit vegan, është dënuar me 8 vite burg pasi la djalin e tij 1 muajsh Kosmos, të vdiste nga uria.
44-vjeçari pranoi se e kishte penguar partneren e tij të ushqente me gji foshnjën, e cila para vdekjes arriti të peshonte 1.3 kg.
Ai ishte i bindur se për rritjen e djalit të tij gjithçka që duhej ishte një dietë e bazuar në ekspozimin ndaj diellit, një praktikë e njohur si “frymëmarrje diellore” dhe zhytje të shpeshta në ujë të ngrirë me synimin për të forcuar imunitetin.
Ngjarja i përket marsit të vitit 2023 por dënimi i tij është marrë ditët e fundit nga Gjykata. Gjatë kohës së seancave gjyqësore 44-vjecari ishte përpjekur që fajin t’ia hidhte partneres së tij 34-vjeçare.
Pos pas një hetimi më të hollësishëm u zbuluar se çfarë kishte ndodhur realisht. Edhe partnerja e tij u dënua me 2 vite burg për mosdhënie ndihme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co