“Nuk është e lehtë të gjesh një njeri që të kupton”, Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është në pritje të fëmijës së parë

nuk eshte e lehte te gjesh nje njeri qe te kupton pirro dhima dhe aferdita skafida martohen cifti eshte ne pritje te femijes se pare
nuk eshte e lehte te gjesh nje njeri qe te kupton pirro dhima dhe aferdita skafida martohen cifti eshte ne pritje te femijes se pare

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida u martuan në një rreth të ngushtë familjar në kishën e Agios Georgios në Kavouri pasditen e së shtunës (3/2).

Në fakt, çifti po përgatitet të mirëpresë së shpejti fëmijën e tyre të parë, ndërsa Pirro Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Lajmi i bukur u bë i njohur përmes rrjeteve sociale me imazhe të publikuara nga miqtë e çiftit.

Afërdita më bëri të buzëqeshja përsëri

“Afërdita më bëri të buzëqeshja përsëri. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një njeri që të kupton. Jam i lumtur, ajo më bën të lumtur. Nuk është e lehtë të gjesh një partnere që të kuptojë, si ndihem. Nuk është aspak e lehtë të gjesh njeriun tënd”, ka theksuar në një intervistë të fundit Pirro Dhima.

“Isha i zhgënjyer. Erdhi në një moment shumë të vështirë të jetës sime, atëherë kisha humbur nënën time. E kam njohur si sportiste, 2000 herë kam kaluar para saj. Mund ta shihja, por nuk mund ta takoja. Nuk folëm kurrë, nuk u përshëndetëm dhe u takuam shumë më vonë. Aty ku nuk e pret… Që në momentin e parë, që në shikimin e parë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →