Bota Sport

Nuk është më pjesë e stafit të Flik, Tiago Alkantara ikën nga katalanasit

nuk eshte me pjese e stafit te flik tiago alkantara iken nga katalanasit





































Tiago Alkantara nuk është më pjesë e stafit të Hansi Flik. Ish-lojtari i Barcelonës, i cili vari këpucët këtë verë, vendosi të pranojë ofertën e trajnerit gjerman për të kryer stazh si trajner pranë tij.

tiago alkantara

Tiago kishte gjithashtu avantazhin e zotërimit të përsosur të gjermanishtes, pasi kishte kaluar pothuajse nëntë vjet në Mynih te Bajerni. Me një sfond kaq të favorshëm, Flik e përfshiu atë në stafin e tij, duke pasur gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm gjatë stërvitjes, veçanërisht kur mbikëqyrte punën me topin.

Tiago, i cili udhëtoi në turneun e Shteteve të Bashkuara me ekspeditën blaugrana, përfundoi praktikën e tij në Barcelonë këtë javë, e cila do ta ndihmojë atë të marrë titullin zyrtar të trajnerit. Tiago është vlerësuar shumë nga stafi i Flik, që i ka lënë dyert e hapura për një rikthim.

Sipas mediave spanjolle nuk përjashtohet mundësia që ish-lojtari i Barcelonës të kthehet sërish në janar, këtë herë si pjesë permanente e stafit të trajnerit Flik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts