Nuk është në formë, dilema për të ardhmen e mbrojtësit të Romës

nuk eshte ne forme dilema per te ardhmen e mbrojtesit te romes
nuk eshte ne forme dilema per te ardhmen e mbrojtesit te romes

Roma është një nga skuadrat e Serisë A që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve. Klubi kryeqytetas është skuadra e tretë  që shpenzon më shumë në Serie A pas Juventusit dhe Interit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, për shkak të dëshirës për ndryshim në qasje, një lloj revolucioni pritet në verën e ardhshme.

Anësori Leonardi Spinazzola mund të jetë duke kaluar muajt e fundit te Roma. Forma e tij  nuk ka qenë më e mira e mundshme, çka ka bërë që drejtuesit të mendojnë për largimin e tij. Megjithatë, me trajnerin e ri De Rossi  nuk mund të përjashtohet plotësisht skenari i një qëndrimi. Italiani ka një kontratë deri në qershor dhe palët do të ulen të diskutojnë në fund të sezonit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →