“Nuk është një finale, por çerekfinale”, Julian Nagelsman: Spanja dëshiron që të dal kampione, kështu që do jetë një ndeshje e vështirë

nuk eshte nje finale por cerekfinale julian nagelsman spanja deshiron qe te dal kampione keshtu qe do jete nje ndeshje e veshtire



































Gjermania do të përballet ditën e nesërme kundër Spanjës, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të ndeshjes, trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsman, ka dalë në konferencën tradicionale për media ku ka dhënë opinionin e tij për këtë përballje:

Capture

“Përgatitjet tona kanë përfunduar, shpresoj. Ne kemi vendosur se kush do të jetë titullarë dhe kush jo. Ne patëm shumë biseda individuale ditën e djeshme dhe shikuam shumë video. Jemi përgatitur mirë dhe kemi besim se mund të bëjmë një paraqitje të mirë.

Nuk është një finale, është çerekfinale. Ne duam të jemi një nga katër ekipet në gjysmëfinale. Spanja dëshiron të jetë gjithashtu kampione, kështu që nesër do të jetë një lojë e vështirë. Të dyja skuadrat janë të mira në posedimin e topit dhe kanë cilësi që mund të përballojnë presionin. Të dyja skuadrat mund ta vejnë njëra-tjetrën nën presion.

Jamal ka qenë shumë i qëndrueshëm kohët e fundit. Detyra e tij është që të ruaj këtë qëndrueshmëri. Ai padyshim ka cilësi të shkëlqyera, veçanërisht në situata “një kundra një”. Ai është vetëm 16 vjeç! Nuk mundesh gjithmonë që ta mbrosh, sepse ai është shumë i shkathët. Ai është një lojtar interesant dhe shumë argëtues për t’u parë në aksion. Megjithatë, fokusi im, nuk është te Jamal, por te Xhamal (Musiala).

Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, padyshim, por përgatitjet tona kanë qenë të njëjta si për ndeshjet e kaluara. Gjithçka qëndron e njëjtë. Nuk ka aspak të bëjë me bestytni.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →