Sport

“Nuk flas tani për rinovimin tim”, Southgate pas disfatës në finale ndaj Spanjës: Kjo skuadër nuk ka asnjë arsye pse të mos ringrihet

nuk flas tani per rinovimin tim southgate pas disfates ne finale ndaj spanjes kjo skuader nuk ka asnje arsye pse te mos ringrihet
nuk flas tani per rinovimin tim southgate pas disfates ne finale ndaj spanjes kjo skuader nuk ka asnje arsye pse te mos ringrihet

Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Shumë ndryshe ishte atmosfera në kampin anglez. Zhgenjimi për finalen e dytë rradhazi të humbur në 3 vite ishte shumë i madh tek “Tre Luanët”. Megjithatë tekniku Southgate kërkoi t’u japë besim lojtarëve të tij për t’u ringritur pas kësaj disfate:

“Kemi zhvilluar 2 finale dhe 1 gjysmëfinale të evropianit në 8 vitet e fundit.E kuptoj që është e trishtueshme për ta, por nuk ka arsye për t’u mos ringritur. Lidhur me rinovimin tim, nuk mendoj se ky është momenti i duhur për t’u shprehur në lidhje me këtë temë. Duhet të flas me personat përgjegjës, po jo në këto momente”, përfundoi Southgate.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts