“Nuk hetohet Balluku, pavarësisht se ka 75% të buxhetit”- Protesta e opozitës para bashkisë, Klevis Balliu: Kjo është opozitë që nuk shitet e blihet! Denoncojmë kriminelët dhe pazaret

nuk hetohet balluku pavaresisht se ka 75 te buxhetit protesta e opozites para bashkise klevis balliu kjo eshte opozite qe nuk shitet e blihet denoncojme kriminelet dhe pazaret





































Klevis Balliu thotë se opozita dhe Partia Demokratike, nuk do të dorëzohen por do të vazhdojnë qëndrën e tyre kundër korrupsionit dhe pazareve.

kelvis balliu

Nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, Balliu drejtoi gishtin nga drejtësia, duke thënë se “nuk po heton Belinda Ballukun, pavarësisht se ka 75% të buxhetit të shtetit”.

Ai siguroi se nuk do t’i lenë në baltë qytetarët: “jemi sot këtu përballë dhe do të jemi derisa këta banditë të shkojnë në burg, derisa ekonomia të jetë për qytetarët dhe jo për pushtetarët”.

Klevis Balliu: Kjo është një opozitë që nuk shitet dhe nuk blihet dhe qëndron përballë krimit. Kjo është ndryshimi që ka patur nevojë Shqipëria, të ketë opozitë të vërtetë që të denoncojë kriminelët dhe nuk bën pazar me kriminelët, të ketë qëndresë të vërtetë që të denoncojë korrupsionin dhe nuk bën pazar me korrupsionin.

Sot më shumë se kurrë ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi që i del përballë pushtetit.

A e patë sesi SKAPI shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës? A e keni parë sesi SKAPI nuk heton për asgjë Ballukun, pavarësisht se ka 75 % të buxhetit të shtetit?!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →