Policia ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi ky i fundit ka dhunuar dhe kanosur me fjalë një shtetas.
Sipas bluve të Tiranë, motivi i dhunimit me grushte të 58-vjeçarit nga 53-vjeçari ka qenë një borxh i pashlyer.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer)”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co