Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi u shpreh në një takim me Forcat e Armatosura se rindërtimi i Gazës mund të kushtojë mbi 90 miliardë dollarë, ndërsa theksoi se në Gaza “po ndodh një tragjedi e madhe, një sfidë për Egjiptin dhe për të gjithë rajonin”.
“Ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e tokave tona dhe kufijve tanë të trashëguar për mijëra vjet dhe ne nuk do të ndalemi së punuari për një armëpushim, si dhe dhe dërgimin e ndihmave për civilët”,-theksoi ai.
Lidhur me këtë, ai saktësoi se Egjipti dëshiron të mbajë 24 orë të hapur kalimin në Rafah, por se pavarësisht kësaj ndihma është e pamjaftueshme.
“Egjipti nuk mund t’i tradhtojë palestinezët, ndaj do të vazhdojmë të shqetësohemi për mbrojtjen e tyre”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co