Shqiperia

“Nuk ia dal dot”/ Letra e fundit e amerikanit që vrau veten, gruan dhe dy qentë: Baba më fal për çfarë bëra!

nuk ia dal dot letra e fundit e amerikanit qe vrau veten gruan dhe dy qente baba me fal per cfare bera
nuk ia dal dot letra e fundit e amerikanit qe vrau veten gruan dhe dy qente baba me fal per cfare bera

Në ngjarjen tragjike të ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku Mathew James Werts, një shtetas amerikan dhe mësues në një shkollë private në kryeqytet mbyti gruan e tij Indah Lilis Sartika Saragih dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se të ndërmerrte jetën e tij, është zbuluar një detaj i ri shokues.

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.

Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë.

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts