Ka folur më në fund personi që mendohej se futi në krizë dhe çoi në ndarjen mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi. Cristiano Iovino, sipërmarrës dhe trajner personal, tregon të vërtetën e tij: “Unë dhe Ilary u takuam në fund të vitit 2020.
Më pas ramë dakord të takoheshim personalisht. U takuam kryesisht në shtëpinë time. Më ka ndodhur të takohemi disa herë edhe në një dyqan që frekuentonim të dy. Ajo më propozoi që të bashkohesha me të në Nju Jork.
Ilary ishte atje me motrën e saj dhe unë kisha disa miq në qytet ato ditë. Vendosa të mos shkoja, ajo ishte e martuar. Nuk mund të flasim për histori solide apo lidhje intime. Edhe muaj mund të kalonin pa u parë, pasi unë isha shpesh jashtë Italisë.
Në takimet tona më bëri të kuptoj se martesa e saj ishte në fund dhe se ata praktikisht jetonin të ndarë në shtëpi. Fjala marrëdhënie e zmadhon atë që ekzistonte realisht mes nesh” – u shpreh Iovino, duke u dhënë fund dilemave që nuk ishte ai shkaku i ndarjes së Tottit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co