Bota

“Nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president”- Tërheqja e Biden, reagon sërish Trump: Postin e mori vetëm me gënjeshtra

nuk ishte i pershtatshem per te kandiduar per president terheqja e biden reagon serish trump postin e mori vetem me genjeshtra



































Donald Trump ka reguar sërish pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

trump

Në një reagim në “Truth Social”, Trump shprehet se Biden “nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer”.

Sipas ish-presidentit, Biden postin e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra e Fake News.

“Të gjithë ata rreth tij, duke përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të bëhej President, dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë”, shkruan Trump.

Reagimi i Trump

Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për President, dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer. Dhe kurrë nuk ishte! Pozitën e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra, Fake Neës dhe duke mos u larguar nga bodrumi i tij. Të gjithë ata rreth tij, duke përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të bëhej President dhe nuk ishte, dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë, me miliona njerëz që vijnë përtej kufirit tonë, plotësisht të pakontrolluar dhe të pa verifikuar, shumë nga burgjet, institucionet mendore dhe një numër rekord terroristësh. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë shumë shpejt dëmin që ai ka bërë. Make America Great Again!

Kujtojmë se Trump reagoj më herë, menjëherë pas njoftimit të Biden, ku e cilësoi presidentin Biden si “presidenti i vetëm më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”.

LEXO EDHE: Joe Biden u tërhoq përfundimisht nga gara presidenciale, reagon Donald Trump: Ka qenë presidenti më i keq në historinë e vendit tonë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts