21:42 – 02.03.2024
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta.
Një nga ‘përplasjet’ më të komentuara, ka qenë mes Erjolës dhe Ilnisës. Erjola ka gatuar një hallvë dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet dhe batutat e banorëve të tjerë, teka ajo e ka cilësuar si hallvën “e vdekjes”.
Debatet janë ndezur sot gjatë prime për shkak të kësaj situate. Por si u shpreh Erjola lidhur me këtë ngjarje?
“Ndryshe nga debatet dhe impulset e mia që ju i keni parë, vendosa këtë herë të jem e ftohtë dhe e kalkuluar sepse që në debatet më para me Ilnisën, mua ka mbetur një peng në shpirt. U tejkalua kur Meritoni la të nënkuptuar një flirt mes meje dhe tij. Niste me Ilnisën, doja të afrohesha me të dhe Meritoni të pranonte të vërtetën me gojën e tij. Më pas doja hakmarrjen, atë që më bëri mua me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi. E doja një me një lëndimin që ajo grua më ka bërë mua. Ajo është e ligë dhe e meritonte, si banore, e kam cilësuar. Nuk jam njeri me dy fytyra që të them e bëra për qejf hallvën. Vazhdoj të jem në ankth, e di çfarë trazire do shkaktonte. Nuk ishte lojë, ishte hakmarrje sepse më ka lënduar… Kam ditë që e mendoj qëkur ka ndodhur ajo me tiganin. Më ka lënduar, kur mua më preket dikush nuk marr gjë parasysh.”
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co