Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pranga 44-vjeçarit në Korçë. Në automjet iu gjetën… pesë emigrantë (EMRI)

nuk iu bind urdhrit te policise per te ndaluar pranga 44 vjecarit ne korce ne automjet iu gjeten pese emigrante emri

Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 27”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Emiljano Peshku., 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →