“Nuk jam i kënaqur, duhet të bënim më shumë”, Ancelotti shpreh haptazi paknaqësinë ndaj lojës së madrilenëve

nuk jam i kenaqur duhet te benim me shume ancelotti shpreh haptazi paknaqesine ndaj lojes se madrileneve
nuk jam i kenaqur duhet te benim me shume ancelotti shpreh haptazi paknaqesine ndaj lojes se madrileneve

Real Madrid gaboi në ndeshjen hapëse të La Ligas, teksa u ndal nga Mallorca e Vedat Muriqit, me “piratin” që madje i shënoi madrilenëve golin e barazimit. I pakënaqur ishte tekniku italian Carlo Ancelotti, i cili foli pas përfundimit të ndeshjes, duke e komentuar në këtë mënyrë hapin fals në këtë javë të parë:

“E filluam mirë. Kaluam përpara dhe patëm mundësinë të shënonim të dytin. Megjithatë nuk ishte një ndeshje e mirë, sepse na mungonte ekuilibri. Ishte një ndeshje në të cilën rrezikuam edhe të humbnim.
Vitin e kaluar e nisëm kundër Bilbaos dhe do të isha i kënaqur edhe me barazim. Kundër Majorkës ishte ndryshe, nuk jam i kënaqur sepse mund të bënim shumë më mirë. Duhet të kishim një qasje ndryshe ndaj takimit. Gjithsesi, unë mendoj se nga ky barazim mund të mësojmë shumë, sepse besoj se është e qartë se ku qëndron problemi”.

Aspekti i mbrojtjes nuk ka qenë i mirë. Ka qenë e vështirë për ne të rikuperojmë topin, të bëjmë presion pasi humbisnim topin. Ajo që flasim mbi të gjitha është mungesa e qëndrimit dhe angazhimit kolektiv. Skuadra ishte shumë e hapur. Nuk ishim të bashkuar. Nuk ishte një problem fizik apo mendor, por thjesht një problem për ta kërkuar”, theksoi Ancelotti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →