“Nuk jam në arrati”- Në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se dhunoi personazhin e TikTok, reagon sërish Noizy: S’kam lidhje me ngjarjen, më është ngritur kurth!

nuk jam ne arrati ne kerkim nga policia e kosoves pasi dyshohet se dhunoi personazhin e tiktok reagon serish noizy skam lidhje me ngjarjen me eshte ngritur kurth





































Reperi shqiptari, Rigels Rajku, apo siç njihet me emrin e artit, Noizy, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur ditët e fundit, ku artisti është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkë me grupin e tij, Medi Isenin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok, në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit.

Medi-Iseni-noizy

Në një reagim të gjatë Instagram, reperi ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, ndërsa thekson se nuk është në arrati.

Ai shkruan se i është ngritur një kurth dhe se në bashkëpunim me avokatë po merret me sqarimin e ngjarjes.

“Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”, shkruan ai.

Reagimi i Noizy-t

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Rigelsi

noizy]

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare, të cilat po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Rigels Rajkut si dhe Bahtijar Bajraktarit, që sipas autoriteteve, akuzohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

a2-657x600

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i ka apeluar më herët reperit për bashkëpunim. “Nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

Çfarë deklaroi më parë Noizy?

Pasi ngjarja bëri bujë, Noizy reagoi lidhur me akuzat ndaj tij ku deklaroi se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizy-t “shumicën nuk i njoh dhe s’ja kam idenë se kush janë”.

“Jam shtang nga kjo gjë sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysëm fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi reperi.

Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok.

“Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok”, shkroi reperi.

Deklarata e plotë:

Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane.

Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment.

Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj.

Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.

Fletë arresti dhe për Stresin

Po ashtu, fletarresti u lëshua dhe për reperin Stresi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në konflikt. Edhe ky i fundit reagoj në një postim në rrjetet sociale, ku njoftoi anulimin e një koncerti dhe tha se fletarresti ndaj tij është lëshuar për shkak të ngjarjes në një klub nate në Pejë, por ai s’ka lidhje me të.

“Njoftim! Desha vetëm të ju njoftoj që mbrëmja e paraparë të mbahet sonte në Vushtri, shtyhet për një datë tjetër, për arsye se më është ngritur një flet arrest nga rasti ndodhur në Pejë. Për datën e radhës do ju informoj shumë shpejt. I juaji Stresi”, ka shkruar reperi në reagimin e tij në InstaStroy.

stresi sherri me noizyn kosove reperi

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →