“Nuk jemi ende me hap kampioni”, Shehi flet pas suksesit në derbi: Shkrova edhe unë historinë

nuk jemi ende me hap kampioni shehi flet pas suksesit ne derbi shkrova edhe une historine
nuk jemi ende me hap kampioni shehi flet pas suksesit ne derbi shkrova edhe une historine

Orges Shehi, trajneri i Partizanit, ka vlerësuar suksesin në derbi ndaj Tiranës si një hap të rëndësishëm të të kuqve në rrugëtimin në kampionat, teksa ka theksuar se ekipi për momentin po bën një ecuri normale, jo atë të titullit kampion.

“Ndjehem mirë, ndjehet mirë e gjithë skuadra, për shkak të rëndësisë që ka ndeshja. Derbi nuk luhet vetëm për vete, por edhe për tifozët, ndaj më vjen mirë që dolëm fitimtarë.

Kjo ia shton vlerat më shumë se morëm një gol në kundërsulm dhe pastaj bëhet më e vështirë. Skuadra tregon që ka karakter e shpirt gare dhe e ktheu që në pjesë të parë dhe në të dytën, është normale t’i lësh pak territor kundërshtarëve, por ishim agresivë dhe kishim raste të tjera.

Në disa raste ishin të paqartë se në dy krahët kishim manovër ndryshe. Ne u pozicionuam mirë që Skukën e Carën t’i kishim pikë pasimi. Ne kishim mundësinë të ndërronim krahun e lojës, e bëmë dy herë por u nxituam. Mendoj se ishte një interpretim i përgjithshëm i mirë, edhe pse e mira nuk ka fund. Të bënim më mirë duhej të ishim më të qartë e të qetë, mes linjave kishim mundësi të bënim më mirë.

E dimë që Skuka e Mba nuk janë në gjendje më të mirë fizike, edhe kërkojmë që të futen se dihet pesha në skuadër, të japin maksimumin sa munden. Tirana doli me tre në disa momente dhe kërkonim gjerësi, që të mos vuante Atanaskoski siç ndodhi nga Abazaj. Morëm masat, duke futur Taipin në vend të Skukës, kërkuam të ndryshonim manovrën.

Në ditët e fundit është bashkuar grupi komplet, përveç Kekos dhe Bytyçit. Kur plotësohet grupi, të jep mundësi të ndryshosh, edhe pse në këto ndeshje nuk jemi me hap kampioni, por hap normal. Kërkonim të fusnim sa më shumë eksperiencë se në fushë në derbië është e rëndësishme. Trysnia është e madje, kërkuam të futnim lojtarë që kanë mbi supe eksperiencë për të ndihmuar pjesën tjetër. Me plotësimin e skuadrës, mund të bëjmë ndryshime, kemi katër sulmues e mund të ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje. Nuk është e lehtë për të ndryshuar çdo javë por do të mundohemi.

Në të majtën kemi lojtarë si Rrapaj e Cara që kanë kohë me njëri-tjetrin e kërkojmë të bëjmë çiftin me to, kanë kombinim të mirë. Në të djathtën ngjitëm Hadrojn, nuk e interpretuam mirë. Krahët kishte manovër ndryshe. Skuka në ato zona është më efikas. Më vjen mirë që fituam derbin, që shkrova edhe unë historinë”, tha Shehi për “MCN” pas sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →