“Nuk jemi nisur për karrige, nuk na duhen”, Basha: Pazari i fëlliqur 34-vjeçar duhet të marrë fund! 

nuk jemi nisur per karrige nuk na duhen basha pazari i felliqur 34 vjecar duhet te marre fund
nuk jemi nisur per karrige nuk na duhen basha pazari i felliqur 34 vjecar duhet te marre fund

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Durrës nga ku ka deklaruar se ai dhe deputetët e tjerë pranë tij nuk kanë vepruar për të siguruar karriget e tyre.

Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

Basha shtoi se kërkon që pazari 34-vjeçar të marrë fund dhe që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.

Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.

Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →