Shqiperia

“Nuk jemi të pafajshëm, por s’jemi burimi”, Rama sulmon opozitën nga Kongresi i PS: I njëjti mexhelis që mori peng Shqipërinë! PD, cisternë e ndryshkur helmi!

nuk jemi te pafajshem por sjemi burimi rama sulmon opoziten nga kongresi i ps i njejti mexhelis qe mori peng shqiperine pd cisterne e ndryshkur helmi
nuk jemi te pafajshem por sjemi burimi rama sulmon opoziten nga kongresi i ps i njejti mexhelis qe mori peng shqiperine pd cisterne e ndryshkur helmi

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet për opozitën nga Kongresi Zgjedhor i PS-së. Ai tha se opozita është i njëjti mexhelis që mori peng Shqipërinë, ndërsa shtoi se PD është cisternë e ndryshkur helmi.

[embedded content]

“Për këdo që e sheh politikën si mundësi për të kuptuar ç’po ndodh e cfarë mendojnë ata që janë të përfshirë, mundësi për të bërë punë të mira e jo për të hedhur helm fjalësh të liga për të tjerët. Ne mund të gjekemi shumë arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, në atë mexheliz që është prekja e përjavshme e nivelit më të ulët e sjelljes publike nuk është faj ynë, por nuk jemi të pafajshëm. Faji ynë nuk është se jemi burimi i konfliktit, dihet që burimi është i njëjti që doli nga të thellat e historisë së trishte të shqiptarit kundër shqiptarit që kur nisi jeta pluraliste në Shqipëri. I njëjti që mori peng Shqipërinë sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 e që tanimë e ka katandisur PS ën një cisternë të ndryshkur helmi që si bën më punë as dreqit. I njëjti që çorodit jetën politike çdo ditë, që helmon turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita. Faji ynë është se jo vetëm se nuk kemi bërë dallimin me bartësin e konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm”, tha ai.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts