Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se “nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohet në këtë çështje”, që siç tha ai e kanë quajtur “Babale” sepse e kanë babalizuar Shqipërinë.
Vendimi u shty për në datën 26 shtator, ndërsa në përfundim të seancës ai tha se nuk ka asnjë njohje me personazhet në dosje.
“Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje”, tha Salianji.
Ai u shpreh se drejtësia po përdoret politikisht ndaj tij në formë presioni për t’i mbyllur gojën.
“Kalbësira morale që për interes shesin gjithçka. Për interes politik bëjnë gjithçka. Tjetër gjë ishte pretendimi i avokatit që u ngrit sot për herë të parë. Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e paska pasur në vëzhgim Xhafajn. Por jo vetëm kjo, por edhe Shërbimi informativ Shtetëror e paska pasur në monitorim për trafik droge. E vërteta është një. Të nxjerrin një provë që kam një kontakt paraprak me ta dhe i kam paguar 200 mijë euro. Nuk ma mbyllin dot gojën”, tha deputeti i PD.