Gjithnjë tenisi, përveç lojtareve të forta, ka sjellë edhe vajza bukuroshe, që jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, si në stadiumet ku luajnë, ashtu edhe jashtë fushës.
Së fundmi, vëmendjen maksimale e ka marrë kazakja Julia Putintseva, e cila ndonëse nuk ka fituar ndonjë grand slem të madh deri tani, shpesh është në qendër të vëmendjes pikërisht nga format fizike, duke përfunduar edhe në mediat rozë ndërkombëtare.
Aventura e Julia Putintsevas në Majemi Open u ndërpre në çerekfinale, e kaluar nga bjellorusia Viktoria Azarenka. Megjithatë, 29-vjeçarje kazake nuk është dorëzuar dhe tani po mendon për garat e radhës. Njëkohësisht, duke pozuar për kopertina të ndryshme dhe duke postuar në rrjetet sociale foto të ndryshme, jo vetëm që ka rritur imazhin e vet, por edhe përfiton nga ana monetare.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co