Nuk ka hapësira, sulmuesi drejt “divorcit” me  Romën

nuk ka hapesira sulmuesi drejt divorcit me romen
nuk ka hapesira sulmuesi drejt divorcit me romen

Te Roma nuk ka asgjë për të fshehur. Andrea Belotti kërkon më shumë hapësirë, çka nuk mund të sigurohet në kryeqytet. Romelu Lukaku është titullar, ndërsa rikthehet edhe Sardar Azmoun nga Kupa e Azisë,  duke bërë kështu që Belotti t’i kërkojë klubit që ta shesë.

Në horizont qëndron Fiorentina, skuadër e interesuar për sulmuesin që nga koha e tij në Torino, por që tani mund të jetë momenti i duhur për të bërë lëvizjen ideale.

Situata mund të zgjidhet me një hauzim të thjeshtë, me marrëveshjen me Romën që mund të përfshijë edhe pagesën e pagave të muajve të ardhshëm nga klubi violë. Belotti ka realizuar 3 gola këtë edicion. 30-vjeçari u transferua te skuadra kryeqytetase me 22 gusht të vitit 2022 si lojtar i lirë nga Torino.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →