Bota

“Nuk ka krim, pa ndëshkim”- Policia bën bilancin e 7 muajve të 2024: Kemi ekstraduar në vendin tonë 80 persona që ishin në kërkim ndërkombëtar

nuk ka krim pa ndeshkim policia ben bilancin e 7 muajve te 2024 kemi ekstraduar ne vendin tone 80 persona qe ishin ne kerkim nderkombetar





































Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 7 muajve të 2024, ku thotë se janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë 80 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 74 shtetas shqiptarë dhe 6 shtetas të huaj.

policia bilanc ekstradim

Ndërkohë, deklaron Policia, po gjatë së njëjtës periudhë, janë ekstraduar dhe transferuar drejt vendit tonë 58 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 53 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas të huaj.

“Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave të shumëkërkuar nga Prokuroria e Posaçme ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajit Gusht 2024. Falë punës profesionale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjenci të ndryshme ligjzbatuese, është mundësuar arrestimi i personave të hetuar dhe të dyshuar për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, për të cilët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë vendimet për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg””.

Njoftimi i policisë:

Në 7 muaj, 58 ekstradime dhe 80 arrestime me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat e saj të specializuara të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hetimit të krimeve vazhdojnë të jenë të përqendruara në vendosjen përpara drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar. Duke rritur ndjeshëm shkëmbimet e informacionit dhe përdorimin e të gjithë formave dhe metodave të punës policore është mundësuar kapja dhe sjellja në Shqipëri, me qëllim vënien përpara drejtësisë, e shumë personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë 80 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 74 shtetas shqiptarë dhe 6 shtetas të huaj.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë, janë ekstraduar dhe transferuar drejt vendit tonë 58 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 53 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas të huaj.

Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave të shumëkërkuar nga Prokuroria e Posaçme ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajit Gusht 2024. Falë punës profesionale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjenci të ndryshme ligjzbatuese, është mundësuar arrestimi i personave të hetuar dhe të dyshuar për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, për të cilët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë vendimet për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe “Interpol Tirana” vijon me intensitet shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit me shtetet dhe organizatat partnere për personat e kërkuar nga drejtësia, krahas punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale.

Mesazhi i Policisë së Shtetit është i qartë: “Nuk ka krim, pa ndëshkim”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts