Izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të largohen nga strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF.
Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se “në këtë fazë”, ata “nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani”.
“Ne kemi kryer një numër të madh monitorimesh”, ka vazhduar ai. “Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën.”
Ai u zotua se “ky sulm do të ketë pasoja”, duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim.
Nuk ka raportime për të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi mjekësor izraelit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co