“Nuk ka më respekt mes nesh”, Greqia kërcënon Turqinë: Ankaraja ka shkelur ujërat territoriale

nuk ka me respekt mes nesh greqia kercenon turqine ankaraja ka shkelur ujerat territoriale
nuk ka me respekt mes nesh greqia kercenon turqine ankaraja ka shkelur ujerat territoriale

Me anë të një paralajmërimi të ashpër për rivalin e saj në Egje, Turqinë, Greqia theksoi se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të paligjshëm turk brenda zonës ekskluzive ekonomike të krijuar nga marrëveshja e vitit 2020 midis Athinës dhe Kajros.

“Asnjë ‘respekt’ nuk është treguar nga pala turke dhe si rrjedhojë asnjë respekt nuk do të tregohet në të ardhmen nga Forcat e Armatosura Greke ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë brenda zonës së përcaktuar ligjërisht midis Greqisë dhe Egjiptit, siç parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Greqisë”, tha Ministria e Mbrojtjes, citon Ekathimirini.

Ky paralajmërim vjen pas një incidenti detar në Egjeun juglindor, ku një flotilje me anije turke u afrua pranë ishujve grekë të Kassos dhe Karpathos.

Turqia pretendoi se një anije kërkimore kishte shkelur shelfin e saj kontinental, duke pohuar se i kishte dhënë leje anijes që të kryente kërkimet dhe të nisej.

Do të informohesh i pari?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co