“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

nuk ka perplasje mes ushtrive serbia ashperson luften hibride kunder kosoves
nuk ka perplasje mes ushtrive serbia ashperson luften hibride kunder kosoves

Kosova dhe Serbia mund të kenë luftë ‘hibride’, por jo klasike. Kështu vlerësojnë njohësit e sigurisë paralajmërimet dhe alarmet që lëshohen vazhdimisht nga krerët shtetërorë.

Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi thekson se mundësia e një agresioni serb në veri të vendit me ushtri klasike është shumë e vogël, por rreziku mbetet prezent në përballjen diplomatike dhe atë të fshehtë, apo hibride siç njihet ndryshe.

“Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë pamundësohet dhe nga prezenca e NATO-s, pas  Serbia nuk është e gatshme për një gjë të tillë, ngase këtu ende është KFOR-i, kjo ia pamundëson Serbisë çfarëdo vendimi eventual për rinisjen e ndonjë lufte”, tha Bejtush Gashi, ish Ministër i Brendshëm,për A2CN.

Rreziku i luftës hibride dhe ashpërsimi i saj nga Serbia ndaj Kosovës, është vërtetuar sipas zyrtaret e lartë të inteligjencës së Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Ganimete Musliu thotë “se shërbimet sekrete serbe, vijojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërore dhe jo shtetërore”.

Musliu shton “se projekti ‘bota serbe’, vlerësohet se do të ketë ndikim në sigurinë rajonale pasi shfaqi qëllimet territoriale ndaj fqinjëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →