Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë, pas dorëheqjes së Blerina Balës disa ditë më parë.
Pas zgjedhjes së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Bollano ka folur për mediat dhe është shprehur se ndjen përgjegjësi të madhe dhe se nuk ka vend për llafe por vetëm për punë.
“Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi shumë për të bërë. Nuk ka vend për llafe, por vetëm për punë. Këtë e kërkoj nga të gjithë, që të jemi në një vijë, kemi sezonin turistik, kemi pastrimin, që turisti të jetë sa më i kënaqur.
Pavarësisht kundërshtimeve, ndjej përgjegjësi të madhe. Nuk mund të bëj parashikimin e dorëheqjes”, tha Bollano.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co